Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 3 kanë ndodhur një sërë ngjarjesh, që kanë vazhduar të komentohen gjerësisht edhe jashtë këtij formati. Një prej tyre ishte raporti i shumëpërfolur i Erjola Doçit me Romeo Veshajn, pas një deklarate të bërë nga balerini Graciano Tagani. E ftuar në “Mos i bjer me top”, moderatorja dha shpjegimin e saj.
Prezantuesi i këtij emisioni, Ronaldo Sharka, i tregoi disa biseda, të cilat ajo i ka hedhur poshtë. Pati mjaft thashetheme se ajo kishte pasur diçka jashtë me Romeon, por Erjola insistoi se këto nuk janë të vërteta dhe se atë çfarë ka pasur e ka thënë në këtë reality show. Romeo nga ana tjetër po shijon një romancë dashurie me Heidi Bacin, me të cilën u njoh në këtë format. Përveç tyre, në finale kanë shkuar: Julian Deda, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi.



















