KreuCelebrity

"E njoh atë djalin, ajo ka lidhje jashtë" : Valbona i përgjigjet Milaim Zekës!

"E njoh atë djalin, ajo ka lidhje jashtë" : Valbona i

Ish-opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, foli në “Big Brother Radio”, për dinamikat në shtëpinë e famshme por bëri edhe një deklaratë të fortë. Për gazetaren Valbona Mhilli theksoi se është i sigurt që ka lënë një lidhje jashtë BBVA.

Valbona pas daljes nga ky reality shou në “Pardon My French” i është kundërpërgjigjur këtij pretendimi.

“Mua më vjen shumë keq që Milaimi është zhgënjyer nga unë. Unë realisht kam një respekt shumë të madh edhe për Milaimin dhe bashkëshorten e tij. E di që jam vajzë veriore, parimet e mia. Unë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 jam futur dhe kam qenë pa një lidhje jashtë dhe nuk kam dikë jashtë. Mua nuk më pret dikush jashtë”, u shpreh ajo.

 “Kam pasur raportet e mia jashtë por kjo nuk do të thotë që, këto raporte janë përfunduar. Kështu që është e mira përpara se të bësh deklarata të prisje të shkoje në shtëpinë time, t’i pyesje nëse kam lidhje jashtë”, shtoi me tej.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF