Një studim i fundit tregon se fundi i nje dashurie nuk eshte i lehte. Ne fakt, sipas tij, ish partnerët zënë një vend të veçantë në zemrat tona për disa vite pas përfundimit të marrëdhënies: mesatarisht në fakt do të duheshin rreth 8 vjet për ta harruar.
Harrimi i një ish partneri nis pas katër vitesh, por në varësi nga personaliteti i çdo individi dhe mënyra e ndarjes, procesi zgjat deri në 8 vjet.
Hulumtimi u krye nga psikologët Jia Chong dhe Chris Fraley nga Universiteti i Illinois dhe përfshiu 328 vullnetarë që kishin dy vite që ishin ndarë.
Gjatë jetës sonë ne jemi të destinuar të takojmë shumë njerëz të rëndësishëm, disa prej të cilëve do të qëndrojnë me ne,disa të tjerët do të largohen në mënyrë të pashpjegueshme. Shumë shpesh roli i një personi që largohet, i cili na ka bërë të vuajmë, pasi nuk është i përshtatshëm për ne, mund te kthehehet ne faktor drejt pergatitjes për të takuar (njohur) personin e duhur, ai apo ajo që është i destinuar të qëndrojnë në jetën tonë.