KreuCelebrity

Ndaloi betonierën në rrugë në errësirë se i mbaroi nafta, ja kush ishte shoferi në aksidentin ku vdiqën mes flakëve 4 të rinj!

Ndaloi betonierën në rrugë në errësirë se i

24-vjeçari Aleksandër Krrashi është shoferi i betonierës me të cilën u përplas automjeti tip Benz, ku po udhëtonin katër të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur në aksin Vorë-Fushë Krujë. Gjatë dëshmisë së tij para hetuesve, Krrashi ka deklaruar se në momentin kur po hynte në rrugën kryesore, mjeti i është fikur për shkak të mungesës së karburantit. Ai është larguar për të marrë naftë në një karburant pranë zonës, por ka harruar të aktivizojë bllokazhin e betonieres. 

Ndaloi betonierën në rrugë në errësirë se i

Hetimet kanë zbuluar se ai jo vetëm që nuk kishte ndezur bllokazhin, por nuk kishte vendosur as trekëndëshin e rrezikut për të paralajmëruar drejtuesit e tjerë të mjeteve. Pas aksidentit, 24-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes me ndihmën e kushëririt të tij, Valentin Krrashi, 25 vjeç, i cili tashmë është arrestuar dhe akuzohet për “Përkrahje të autorit të krimit”.

Ndaj Aleksandër Krrashit rëndojnë akuzat për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Me kërkesë të prokurorisë gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për shoferin e betonieres, Krrashi dhe kushëririn e tij që e ndihmoi të fshihej Vakentin, ndersa me “detyrim paraqitje” u la Danjel Koxha menaxheri i firmës  'Hel-Jon' ku shoferi ishte punësuar në të zezë.

Aksidenti tragjik u mori jetën dy vëllezërve, Enejdi dhe Erild Laçi, përkatësisht 25 dhe 20 vjeç, kushëririt të tyre Andi Laçi, 22 vjeç, si dhe mikut të tyre Endrikejd Kurti, 24 vjeç. Të rinjtë ishin nisur drejt Aeroportit të Rinasit për të pritur Erild Laçin, i cili po kthehej nga Gjermania, por fatkeqësisht nuk mundën t’i mbijetonin përplasjes fatale.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF