Sezoni i verës po afron dhe me të edhe dëshira për të shkëlqyer në plazh. Vajzat e showbizit shqiptar janë gjithmonë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për stilin e tyre në skenë, por edhe për zgjedhjet e modës në pushime.
Nëse po kërkoni frymëzim për bikini këtë verë, nuk keni pse shikoni larg. Vajzat e showbizit shqiptar janë burim i pafund i ideve për të qenë trendi dhe të veçanta. Eksperimentoni me ngjyrat, prerjet dhe detajet, dhe mos harroni që më e rëndësishmja është të ndiheni mirë dhe të shijoni çdo moment në diell.
Bikini me ngjyra të ndezura dhe printime tropikale, modele të thjeshta dhe elegante në ngjyrë të zezë, bikini me detaje të veçanta dhe mesa duket printi i leopardit do të mbizotërojë edhe këtë verë.
Përgatiti: Libera Resulaj



















