Nuk është gjithmonë e lehtë të dish si të vishesh kur je i/e imët, ose i/e shkurtër, por për fat të mirë, ka një zgjidhje nëse i besoni një ekspert. Kur je 1.73 centimetra ose më pak, duhet të përdorni disa truke, të cilat “e bëjnë të padukshme gjatësinë. Në kohët moderne, një burrë me gjatësi rreth 1.70 centimetra shpesh konsiderohet "i shkurtër", pork jo është mjaft paradoksale, sepse sipas një studimi, gjatësia mesatare e një burri francez është 1.75 metra. Por a mund të konsiderohet një pengesë vërtet gjatësia kur bie fjala duam të zgjedhim një veshje? Me gjasë PO, sepse markat e njohura të modës nuk i marrin në konsideratë njerëzit me shtat të shkurtër. A ka një zgjidhje? Sigurisht që po!
Prano fatin tënd
Nëse je i rrethuar nga dy vëllezër që janë mbi 1.80 centimetra të gjatë, fati ndonjëherë mund të duket mizor. Edhe pse në adoleshencë ëndrra jote më e madhe ka qenë gjatësia, sepse ndërsa miqtë e tu rriten si pemë, ti nuk zgjatesh as një fike floku, kjo ta kthen ëndrrën në një makth. Rrini të qetë, së pari prano fatin tënd. Nuk ka asnjë operacion për të të zgjatur, pra nuk ka asgjë mundësi për të ndryshuar gjatësinë tënde, ndaj nëse do të ndiesh mirë përqendrohu te diçka me shumë rëndësi: të vishesh siç duhet.
Bleni rroba që ju përshtaten
Gjëja e parë që duhet të bëni kur gjatësia juaj është rreth 1.70 m nuk është vetëm të jeni të vetëdijshëm për të, por edhe të njihni formën e trupit tuaj. Format gjeometrike përdoren shpesh për të identifikuar forma të ndryshme të trupit, të tilla si drejtkëndëshi (supet dhe vithet në të njëjtën vijë), trekëndëshi (vitet më të gjera dhe shpatullat e ngushta) ose ovale (bust dhe bust i rrumbullakosur). Qëndroni para një pasqyre dhe vëzhgoni trupin tuaj për të kuptuar siluetën tuaj, dhe vishuni sipas asaj që do t'ju bëjë të dukeni më mirë.
Shmangni copat shumë të lirshme
Të veshësh rroba të gjera ose tepër të gjata ju bën të dukeni edhe më i shkurtër nga sa jeni. Ngjan sikur po noton me veshjen tënde, gjë që nuk do të jetë dhurojë aspak një pamje elegante. Pra, bleni rroba që ju rrinë siç duhet. Për shembull, shmang bluzat me kapuç e tepër të gjera, po ashtu pantallonat e gjera ose këmishat me gjatësi poshtë vitheve. Qëllimi është të ruash një siluetë harmonike. Nëse gjeni një rrobaqepës që mund t'i përmbushë dëshirat tuaja, kjo do të ishte e përsosur, sepse ashtu si berberi e njeh kokën tuaj, edhe rrobaqepësi, njeh linjat tuaja trupore.
Veshje të shkurtra
Kur je i shkurtër, ke tendencë të shmangësh rrobat që të bëjnë të dukesh më i shkurtër. Kjo është arsyeja pse ne rekomandojmë të zgjedhësh veshje të shkurtra në pjesën e sipërme. Në vend të një palltoje të gjatë që të bie poshtë gjunjëve, zgjidh një më të shkurtër. Nëse keni pantallona të ngushta dhe gjatësia e tyre është normale, shkurtojini pak deri sipër kyçit të këmbës, ka efektin t’ju zgjasë sadopak.
Aksesorët
Nëse nuk jeni shumë i gjatë, zgjidhni aksesorë më pak të dukshëm dhe më diskretë. Një orë me kornizë të vogël do t'ju ndihmojë të shmangni tërheqjen e vëmendjes nga kyçi i dorës. Shumë marka, duke filluar nga Casio te Cartier, ofrojnë modele më të vogla veçanërisht efektive, që i përshtaten të gjitha buxheteve.
Ki besim në vetvete! Ky është çelësi i suksesit. Pavarësisht se çfarë vesh, ji i sigurt që ajo të duket drejtpërdrejt tek vetja jote, jo duke u përpjekur të fshihesh pas rrobave apo aksesorëve.



















