Justin Bieber u shfaq sërish në rrjetet sociale të shtunën, por publikoi sërish një sërë mesazhesh të çuditshme. Ai tregoi se vuan nga “çështjet e inatit” dhe se nuk ndihet rehat me veten kur ndjen se e humb thelbin.
Këngëtari 31-vjeçar kanadez i ka ndarë këto mesazhe me një sërë fotografish nga faza të ndryshme të jetës së tij, si dhe një video ku shfaqet duke luajtur instrumente me një grup. “Edhe unë kam probleme me inatin, por dua të rritem dhe të mos reagoj aq shumë”.
View this post on Instagram
Në një nga imazhet, ai shfaqet kur ishte më i ri dhe i veshur me kapuç, në një tjetër ka një numër kontejnerësh transporti me një kuti, ku në sfond duket të jetë djali i tij Jack Blues, si dhe një foto e vetë Justinit fëmijë.
Më vonë, Bieber postoi një video të tij duke luajtur muzikë, i shoqëruar nga një grup, së bashku me një reflektim jo fort të mirë, “Ndonjëherë mendoj se e urrej veten kur ndihem sikur kam filluar të humbas autenticitetin. Pastaj më kujtohet se të gjithë jemi bërë të mendojmë se nuk jemi të mjaftueshëm, por ende urrej kur ndryshoj për të kënaqur të tjerët”.
Këto postime ngjallin shqetësim te fansat e këngëtarit për shëndetin e tij emocional, ndonëse shumë nga ndjekësit e vlerësuan edhe për guximin e tij në ndarjen e gjendjen e tij në këtë kohë.
View this post on Instagram
Në fillim të këtij muaji, Bieber bëri një postim të ngjashëm, ku pranoi se “gjithnjë ndihej i padenjë” për famën që e rrethon, pavarësisht se ishte i rrethuar nga fama, dashuria dhe vlerësimi i fansave të tij.
Përballë këtyre mesazheve shqetësuese, përfaqësuesi i Justin Bieber mohoi me forcë të gjitha thashethemet se ai është në mes të një krize droge. Përkundrazi, ai tha se të gjitha këto akuza janë “të dëmshme” për gjendjen e tij shpirtërore.
Në fakt, në mes të gjithë këtyre thashethemeve, Bieber u pa në një takim të premten me gruan e tij, Hailey Bieber dhe ndryshe nga paraqitjet e tij të fundit, tani dukej mirë.