Ledion Liço ka publikuar së fundmi një video shumë të bukura nga Como e Italisë, vend ku disa vite më parë celebroi në martesë dashurinë e tij me Sara Hoxhën. E padyshim mund të quhet pa frikë, “vendi i tyre i dashurisë”, dhe videoja e fundit e tyre e publikuar prej tij është realizuar po aty.
-
Big Basta bashkon si në jetë dhe profesion Shqipërinë dhe Kosovën!
22 Nëntor, 14:27
Krah videos së ëmbël, Liço ka shkruar edhe disa rreshta për mos t’u humbur, duke bërë një reflektim të cilin ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit e tij në Instagram.
“Ky vit që po vjen dalëngadalë në fund ka qenë i mbushur me gëzime profesionale dhe personale. Një vit i gjatë dhe sfidues që bashkë me triumfet solli edhe vështirësitë e të xhongluarit të jetës dhe punës pa humbur njëri-tjetrin. Jeta e vrullshme, të bën ndonjëherë të marrësh disa gjëra për të mirëqena. Ama është e rëndësishme që herë pas here të marrësh frymë e të kuptosh që asgjë nuk është e thënë.
“Peshkatarët kur nuk dalin dot në det rregullojnë rrjetat” - thoshte Steve Jobs.
Ndaj, jeto me qëllimin tënd çdo ditë, në të mirë e në të keq! Shihemi në dhjetor!”, ka shkruar ai.
View this post on Instagram