Aktorja Egla Ceno, që tashmë njihet si fituesja e edicionit të tretë të “BBV” shpesh herë komunikon me ndjekësit në rrjete sociale, duke iu përgjigjur shumë pyetjeve dhe duke bërë deklarata në lidhje me çështje të caktuara sociale.
Pas përfundimit fitores së saj në “BBV”, u aludua se Egla dhe Jul Deda do të ishin moderatorët e rinj të emisonit “Fiks Fare” në Top Channel, por kjo nuk u realizua. Nga thashethemet që qarkulluan u përfol se pati një zënkë mes saj dhe Julit në prova e nga kjo Egla nuk i pranoi kushtet dhe vendin e saj e zuri Xhemi Shehu.
Ditën e sotme një nga ndjekësit e ka cekur këtë temë duke iu shprehur se Egl ës do t 'i shkonte shumë ai format dhe nuk kishte si të mungonte një përgjigje nga Egla. Aktorja tregon se i ka pëlqyer edhe asaj ideja për t ë moderuar atë program, por duke e kthyer në mënyrë pak ironike u shpreh se nuk ishte e zonja të grimohej çdo ditë.
“Më ka joshur ideja edhe mua, por dikur n ë mik që e njeh shumë mirë televizionin dhe mesa duket më njeh mirë mua, më tha: “Egla, ti mezi grimoheshe dy heëv në javë për Prime, Fiks Fare është përditë.“
Kismet!”
Marrëdhënia e saj me Jul Dedën nuk ka qenë kurrë e mirë, pasi edhe në edicionin e tretë të “BBV” quheshin rivalë me njëri-tjetrin