Që pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, Shpëtim Saraçi, Mira Konçi duket se është afruar edhe më shumë me të bijën, Erën. Se fundi, këngëtarja tregoi me disa postime ne rrjetet sociale se të dyja ato jane duke kaluar disa ditë pushimesh ne njerin prej destinacioneve me te preferuara në botë: Në Anguilla, te Karaibeve.
Këto janë pushimet e dyta që Mira dhe Era bëjnë së bashku brenda vitit. Verën që lamë pas, të dyja ishin në Shqipëri, ku dhe shijuan ditët në jug të vendit. Ajo që në atë kohë ra në sy ishte mungesa e Erës në një foto me të atin, duke qenë se ishte në Shqipëri. Madje Shpëtim Saraçi nuk ndiqet me të bijën në rrjetet sociale, ndërkohë që me të birin janë “miq”.