KreuCelebrity

Sa fitoi Kristian Prenga nga dueli me Anthony Joshuan? Shuma e raportuar është marramendëse

Sa fitoi Kristian Prenga nga dueli me Anthony Joshuan? Shuma e raportuar
Përballja me Anthony Joshuan i ka sjellë jo vetëm vëmendje ndërkombëtare, por edhe një përfitim të konsiderueshëm financiar boksierit shqiptar Kristian Prenga.

Prenga tërhoqi vëmendjen e publikut me paraqitjen e tij në ring, veçanërisht në raundin e parë, ku arriti ta rrëzonte dy herë kampionin britanik – një moment që bëri jehonë në mediat sportive.

Edhe pse nuk ka një konfirmim zyrtar për pagesat e ndeshjes, disa media të specializuara në boks raportojnë se Prenga ka përfituar rreth 1,17 milionë euro nga kjo përballje.

Nga ana tjetër, Anthony Joshua thuhet se ka arkëtuar 4,68 milionë euro. Megjithëse kjo shumë mbetet e lartë, ajo është më e ulët krahasuar me honorarët që britaniku ka përfituar në disa prej dueleve të tij më të mëdha.

Shpërblimet për ndeshje të këtij niveli përcaktohen gjatë negociatave mes palëve dhe zakonisht nuk varen nga rezultati përfundimtar në ring.

Përveç pagesës bazë, si Prenga ashtu edhe Joshua pritet të përfitojnë të ardhura shtesë nga përqindja e shitjes së transmetimeve të ndeshjes (pay-per-view), duke e bërë këtë duel edhe më fitimprurës për të dy boksierët, veçanërisht për shqiptarin, i cili pritet të përfitojë ndjeshëm edhe në aspektin e karrierës.