Një pjatë e cila të sjell në mendje aromat e drekave familjare. Një pastë ku spikat kombinimi i domates me patëllxhanin e shoqëruar me shijen krokante të djathit parmixhano.
Përbërësit:
320 g Pennoni Rigati nga Sapori & Idee Conad,
2 patëllxhanë, 300 g salcë domatesh qershi nga Sapori & Dintorni Conad,
1 thelbi hudhre Voghiera DOP nga Sapori & Dintorni Conad,
200 g Provolone Valpadana DOP Dolce nga Sapori & Dintorni Conad,
60 g Parmigiano Reggiano DOP i grirë nga Sapori & Dintorni Conad,
vaj ulliri ekstra i virgjër nga Sapori & Idee Conad,
borzilok i freskët,
kripë dhe piper.
Përgatitja:
Përgatitni fillimisht patëllxhanin duke e prerë në kube me madhësi të barabartë. Shtypni një thelbi hudhre dhe shtojeni në një tenxhere me pak vaj ulliri. Shtoni patëllxhanin, kriposeni dhe lëreni të gatuhet në zjarr mesatar. Ndërkohë, zieni pastën në ujë të bollshëm me kripë.
Pasi patëllxhani të jetë skuqur, hiqni thelbin e hudhrës, shtoni salcën e domateve dhe lërini të gatuhen për rreth 10 minuta. Pritini djathin Provolone në kubikë dhe lëreni mënjanë.
Kriposni salcën dhe shtoni një lugë nga uji i zierjes së pastës për ta bërë më kremoze. Kur pasta të jetë gati, kullojini dhe transferojini në një tas. Shtoni te pasta salcën e patëllxhanit dhe përziejini mirë. Shtoni gjethet e borzilokut, pak vaj ulliri, djathin e prerë në kubikë dhe djathin e grirë parmixhano. Gjithë masën vendoseni në një enë pjekjeje dhe piqeni në furrë të parangrohur në temperaturë 180 gradë Celsius për 20 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë. Nxirreni nga furra dhe shërbejeni të nxehtë.
Ju bëftë mirë!
