KreuStil Jetese

2 dekada DEA ESTETIK; Dedikuar bukurisë!

Nga bukuria e thonjve, te shërbimet Dermapen, Lazer CO2 & Masazhet Bamboo 

2 dekada DEA ESTETIK; Dedikuar bukurisë!

“Dea Estetik”, qendra “Health & Beauty”, me drejtuese Diana Gjermeni vendosur në rrugën “Hoxha Tahsim”, është një nga vendet ikonike në Tiranë, ku vajza dhe gra prej vitesh i besojnë kujdesin e bukurisë dhe estetikës. E famshme për kurimin e thonjve, (manikyr & pedikyr), dhe bukurinë e tyre, themeluar 20 vite më parë, tanimë “Dea Estetik” është një destinacion, ku shërbimet elitare dhe profesionalizmi bën diferencën.

2 dekada DEA ESTETIK; Dedikuar bukurisë!

Në fakt, për të gjithë klientët e vjetër dhe ata të rinj, që janë bërë pjesë e kësaj qendre, ambienti është kthyer në një vend familjar, ku përtej shërbimeve shijojnë një gotë prosecco në një vend unik, si në asnjë qendër tjetër. Kurimi i interiorit, muret dhe tavanet e veshur me pikturat e Rilindjes, shandanët e bukur, statujat të integruara me elemente moderne, të shkëpusin nga rutina dhe janë vlerë e shtuar për një qëndrim komfort dhe të këndshëm, teksa klientët realizojnë shërbimet e tyre. Sot, teksa evolucioni në fushën e bukurisë ecën me hapa galopante, “Dea Estetik” ecën po njësoj. Në këtë qendër gjenden shërbimet dhe trajtimet më inovative në fushën e së bukurës.  

2 dekada DEA ESTETIK; Dedikuar bukurisë!

Dermapen: Revolucioni i Kujdesit për Lëkurën 

Në një epokë, ku teknologjia dhe shkenca janë duke revolucionarizuar çdo aspekt të jetës sonë, kujdesi për lëkurën nuk mbetet prapa. Një nga pajisjet më inovative në dermatologji dhe estetikë, është dhe Dermapen. Dermapen është një pajisje e vogël dhe e lehtë, e pajisur me mikrogjilpëra, të cilat përdoren për të stimuluar rigjenerimin e lëkurës. Përmes procesit të mikrogjilpërimit (microneedling), Dermapen krijon mikrodëmtime në shtresën sipërfaqësore të lëkurës, duke stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe elastinës. Ky proces nxit rigjenerimin natyral të lëkurës, duke e bërë atë më të butë, më të pastër dhe më rinore. Dermapen ka një sërë përfitimesh, që e bëjnë atë një nga trajtimet më të preferuara, për shumë probleme të lëkurës. Përfitimet kryesore të këtij trajtimi janë reduktimi i akneve dhe shenjave, zvogëlimi i poreve dhe rrudhave, dhe barazimi i tonit dhe elasticitetit të lëkurës. 

2 dekada DEA ESTETIK; Dedikuar bukurisë!

Thojini lamtumirë botoksit, rigjenerim total i fytyrës   

Lazeri CO2 mund të heqë me saktësi shtresat e holla të lëkurës, me dëmtime minimale në strukturat përreth. Ky lloj lazeri trajton dëmtimet nga dielli, rrudhat, plagët, lythat, shenjat e lindjes dhe sëmundje të tjera të lëkurës. Ky lazer largon qelizat e sipërfaqes së epidermës, duke e bërë lëkurën të duket e freskët dhe e re. Njëkohësisht lazeri penetron dermën e thellë, për të stimuluar prodhimin e kolagjenit i cili tendos lëkurën. 

2 dekada DEA ESTETIK; Dedikuar bukurisë!

Masazhi me Bamboo: Terapia Natyrale për Relaksim dhe Shëndet 

Masazhi me mjete bambuje është një nga trajtimet më unike dhe efektive për relaksimin e trupit dhe përmirësimin e mirëqenies. Duke përdorur shufra bambuje të formave dhe madhësive të ndryshme, kjo teknikë ndikon pozitivisht në muskuj, qarkullimin e gjakut dhe balancimin energjik të trupit. Çfarë është Masazhi me Bamboo? Masazhi me mjete bambuje përfshin përdorimin e shufrave të lëmuara të bambuve, të cilat masazhojnë trupin përmes presionit të butë ose të fortë. Shufrat përthyhen dhe rrotullohen mbi muskuj, duke nxitur relaksimin e indeve dhe lëvizjen e energjisë së bllokuar. Kjo metodë kombinon traditën orientale, me teknikat moderne të masazhit. Ky masazh ofron një përvojë të veçantë, që kombinon fuqinë terapeutike me kontaktin e natyrës. Përfitimet fizike dhe mendore e bëjnë atë një zgjedhje të shkëlqyer, për këdo që dëshiron të rifitojë energjinë dhe të përmirësojë shëndetin e përgjithshëm. Masazhi me Bamboo nuk është vetëm një trajtim, por një përvojë e plotë mirëqenieje! 

2 dekada DEA ESTETIK; Dedikuar bukurisë!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF