KreuStil Jetese

Harta e prindërimit: një libër për çdo prind!

Harta e prindërimit: një libër për çdo prind!

Prindërimi është një rrugëtim i mbushur me sfida dhe përgjegjësi të mëdha. Ndërsa shoqëria vazhdon të ndryshojë me shpejtësi, dhe pritshmëritë ndaj prindërve dhe fëmijëve gjithashtu rriten, shumë prindër ndihen të pasigurt dhe të ngarkuar nga presionet që i përkufizojnë jetën e përditshme.

Megjithatë, në këtë kaos të pafund, ekziston mundësia për të krijuar lidhje të thella dhe të shëndetshme me fëmijët tanë, duke e udhëhequr këtë rrugëtim me dashuri, empati dhe kuptim të thellë.

 "Harta e Prindërimit" është një udhërrëfyes novator që ofron një perspektivë të re dhe të thellë për prindërimin, duke ndihmuar çdo prind të krijojë një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurt emocionalisht për zhvillimin e fëmijëve.

Harta e prindërimit: një libër për çdo prind!

Ky libër, i mbështetur në kërkime shkencore dhe përvojën e pasur të Dr. Shefali, ofron mjetet dhe praktikat që mund të ndihmojnë prindërit të kalojnë përmes vështirësive, duke ruajtur një lidhje autentike dhe të fortë me fëmijët e tyre.

"Harta e prindërimit", shqipëruar nga shkrimtarja Diana Çuli, është botim Shtëpisë Botuese "Mediaprint" dhe kushton 1300 lekë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF