
BE-ja gjobiti gjigantin online Meta me pothuajse 800 milionë euro të enjten për shkeljen e rregullave antitrust duke u dhënë përdoruesve të rrjetit social Facebook akses automatik në shërbimin e reklamave të klasifikuara në Facebook Marketplace.
Komisioni Evropian tha se titani i teknologjisë amerikane abuzoi gjithashtu me pozitën e tij dominuese duke vendosur kushte të padrejta tregtare ndaj ofruesve të tjerë të shërbimeve të reklamave që relamohen në në platformën e tij.

“Kjo është e paligjshme sipas rregullave antitrust të BE-së. Meta tani duhet ta ndalojë këtë sjellje”, tha në një deklaratë shefja e konkurrencës e bllokut, Margrethe Vestager.
Meta tha se do të apelonte, duke pretenduar se vendimi shpërfillte “realitetet e tregut të lulëzuar europian për shërbimet e listuara online.
“Përdoruesit e Facebook mund të zgjedhin nëse do të angazhohen apo jo me Marketplace, dhe shumë nuk e bëjnë këtë. Realiteti është se njerëzit përdorin Facebook Marketplace sepse duan, jo sepse duhet”, tha firma në një deklaratë.
Rocca Albania bën 1 vjeç! Festa në Plaza!
Trajtimet me limon për rritjen e flokut!
Nis sot panairi i 27-të i librit në Tiranë!
Tuneli i La Manshit, pse dy herë brenda ditës?
Mjalti dhe efektet çudibërëse të tij!
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë!

