
Përvjetori i parë i “Rocca Albania” mblodhi të enjten në mbrëmje miq të brand-it, të apasionuar pas bizhuve luksoze dhe njerëz të botës së showbizz-it në një event glamour, që nuk u ndikua aspak nga moti me shi në Tiranë, por festuan dhe bën “cheers” me drejtuesit e kompanisë Giorgio Damiani dhe Bledar Kastrati për më shumë sukses.

Prekja dhe njohja me koleksionet e reja të ekspozuara në “Rocca” ishte kënaqësia më e madhe e mbrëmjes, për fansat e krijimeve të Damiani - në një kënd të dedikuar - Salvini dhe Venini, orët e shkëlqyera të markave të tjera prestigjioze luksoze, si Cartier, Zenith dhe Girard Perregaux.

Eventi i organizuar në Hotel Plaza Maritim, në katin e parë të së cilës gjendet salloni luksoz i bizhuve, i ngjashëm me butikët simotra në botë ishte një festë e gjallë, ku muzika “live” nga band-a e drejtuar nga Brigel Guga, i bëri të ftuarit të jetonin një mbrëmje unike dhe të veçantë.

Trajtimet me limon për rritjen e flokut!
Nis sot panairi i 27-të i librit në Tiranë!
Tuneli i La Manshit, pse dy herë brenda ditës?
Mjalti dhe efektet çudibërëse të tij!
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë!
Fjala më e fundit e teknologjisë!
