Të gjithë e dimë se një dietë e ekuilibruar, aktiviteti i përditshëm dhe një mënyrë jetese e shëndetshme janë sekretet e një jete plot shëndet. Po sikur t'ju thoshim se mjaftojnë vetëm katër minuta në ditë ushtrime intensive për të reduktuar rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru?
Vetëm disa minuta aktivitet intensiv ju ndihmon të jetoni më gjatë. Kjo konfirmohet nga hulumtimet e fundit që zbuluan se shpërthimet e shkurtra të aktivitetit fizik mund të bëjnë mrekulli për shëndetin e zemrës.
Studimi, i publikuar në British Journal of Sports Medicine, analizoi efektin e sasive të vogla të ushtrimeve intensive te gratë dhe rezultatet janë befasuese. Duket se mjaftojnë vetëm 4 minuta në ditë aktivitete të forta, si ngjitja e shkallëve me shpejtësi apo vrapimi për të kapur autobusin, për të ulur ndjeshëm rrezikun e problemeve me zemrën.
Me fjalë të tjera, nuk keni nevojë të kaloni orë të tëra në palestër: doza të vogla ushtrimesh fizike intensive çdo ditë janë të mjaftueshme për të përmirësuar shëndetin e zemrës dhe, në planin afatgjatë, për të rritur jetëgjatësinë dhe cilësinë tuaj.
Një nga aspektet më interesante të këtij studimi është se ai tregoi se ushtrimet intensive nuk janë vetëm për ata që kanë kohë të stërviten me orë të tëra. Gratë që mesatarisht kishin vetëm 3,4 minuta në ditë aktivitet fizik të fuqishëm, kishin 45 për qind më pak gjasa të pësonin ngjarje kardiovaskulare sesa ato që nuk bënin aktivitet fizik.
Zemra, në fakt, është motori ynë kryesor. Dhe një zemër e shëndetshme është thelbësore për të jetuar më mirë dhe më gjatë. Prandaj, edhe ata që kanë pak kohë ose vështirësi në ndjekjen e rutinave rigoroze të stërvitjes, mund ta gjejnë këtë formë të ushtrimeve intensive fizike një aleat të madh për shëndetin e tyre.


5 trajtimet natyrale për djegien e stomakut!


Shpenzimet për festat: si t'i menaxhoni?




Si të dalloni një marrëdhënie toksike?






Këshilla për menaxhimin e ankthit



Orët vintage, pasioni i madh i çiftit tiranas!


BE gjobit kompaninë Meta me 840 milionë dollarë!
