Pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë në zemër në shkollën Fan Noli, kryeministri Rama ka dhënë lajmin se po mendohet të mbyllen rrjetet sociale TikTok dhe SnapChat në Shqipëri. Kreu i qeverisë u shpreh se do të hidhet për diskutim me prindërit dhe më pas do të merret një vendim sa më dramatik.
“Prej tre ditësh, i madh dhe i vogël është tronditur nga vrasja makabër e një nxënësi 14-vjeçari me thikë nga një adoleshent tjetër. E gjithë dinamika e tragjedisë nxjerr në pah kërcënimin permanent me të cilin jetojnë të gjithë familjet që rrisnin fëmijë në botën e sotme ku rrjetet sociale dhe posaçërisht TikTok-u apo Snapchat-i thithin përditë në labirintet e tyre fëmijët tanë qysh në moshat më të vogla.
Dilema jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave kur në fakt nga të gjitha eksperiencat e deritanishme në Europë apo përtej Europës, mësojmë se efektiviteti i tyre është ende shumë i ulët, ndërkohë që stimujt e dhunës dhe rastet e bullizmit në botën online të fëmijëve dhe të adoleshentëve, vetëm rriten apo të ndërmarrim një masë drastike për mbylljen e plotë të Tik-Tok-ut e pse jo, të SnapChat-it në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Kemi vendosur që këtë dilemë ta hedhim për një diskutim të gjerë me të gjithë komunitetet e prindërve ku do të angazhohen të gjitha shkollat, nën drejtimin e Ministrisë së Arsimit për të marrë një vendim sa më demokratik për një problem kaq të madh, por e përsëris, kompleks në përmbajtjen dhe në zgjidhjen e vet”, tha ndër të tjera kryeministri.

Këshilla për menaxhimin e ankthit



Orët vintage, pasioni i madh i çiftit tiranas!


BE gjobit kompaninë Meta me 840 milionë dollarë!


Rocca Albania bën 1 vjeç! Festa në Plaza!


Trajtimet me limon për rritjen e flokut!





Nis sot panairi i 27-të i librit në Tiranë!




