FDA ka dhënë dritën jeshile për testin e parë të bazuar në analizën e gjakut për diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, një teknologji premtuese që së shpejti mund të arrijë në Evropë.
Sëmundja e Alzheimerit është forma më e zakonshme e demencës, e cila përkeqësohet me kalimin e kohës, duke i privuar gradualisht të prekurit nga kujtesa dhe pavarësia e tyre.
Sipas Fondacionit për të Mposhtur Alzheimerin, 17 për qind e njerëzve mbi moshën 75 vjeç e kanë këtë sëmundje. Edhe pse sëmundja shfaqet te qindra mijëra pacientë, vetëm gjysma diagnostikohet siç duhet.
Deri më tani diagnoza e sëmundjes së Alzheimerit bëhet në bazë të testeve neuropsikologjike, imazherisë me rezonancë magnetike, tomografisë me emision pozitronesh (skanimi PET), e cila mat aktivitetin metabolik.
Mjekët gjithashtu mund të marrin një mostër të lëngut cerebrospinal (shpimi lumbar) dhe të matin proteinat që janë të pranishme në sasi të mëdha në trurin e pacientëve me Alzheimer.




Koha për të vendosur…për pushimet e vërteta!











Format moderne të takimeve!


Vitaminat që gratë duhet të marrin çdo ditë

Gadget/ Të rejat nga bota e teknologjisë!

