KreuStil Jetese

Studimi: Fëmijët që nuk e përtypin mirë ushqimin, më të pritur ndaj obezitetit!

Studimi: Fëmijët që nuk e përtypin mirë ushqimin,

Sipas një studimi të kryer në Japoni, fëmijët që përtypin më pak, hanë shpejt dhe me gojën plot janë të prirur ndaj obezitetit. Hulumtues nga Universiteti i Osakës shqyrtuan  zakonet e të ngrënit të afërsisht 1.400 fëmijëve të moshës 9 deri në 10 vjeç, u përcaktua se fëmijët që nuk e përtypin ushqimin mjaftueshëm kane me shume gjasa te shendoshen.

Fëmijët që e përtypin ushqimin keq, si dhe ata që hanë shpejt dhe me gojën plot, janë gjithashtu të prirur ndaj kësaj sëmundjeje, sipas studimit. Verifikimet treguan se fëmijët që përtypnin më dobët kishin një herë e gjysmë më shumë gjasa të ishin obezë, ndërsa fëmijët që hanin shpejt kishin rreth dyfishin e rrezikut të obezitetit.

Ndërsa u zbulua se kjo situatë vërehej më shpesh tek djemtë, 167 fëmijë u vlerësuan në klasën e “obezëve” si rezultat i hulumtimit. Studimi u publikua në “Science Direct”.