Ndahet nga jeta aktori Mërkur Bozgo! - Celebrity
KreuCelebrity

Ndahet nga jeta aktori Mërkur Bozgo!

Aktori i njohur shqiptar i qindra roleve kinematografike e të teatrit, Mërkur Bozgo, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare mëngjesin e sotëm si pasojë e një sëmundjeje të rëndë prej së cilës vuante prej kohësh! Kjo është një humbje e madhe për botën e kinematografisë shqiptare!

Bozgo lindi në qytetin e Gjirokastrës dhe u diplomua në Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës. Ai ka qenë pjesë e Estradës së Tiranës, Televizionit Shqiptar dhe aktor i Teatrit Kombëtar. Karriera e tij përfshin 30 role kinematografike dhe 100 role teatri!

Doli në pension në vitin 1994. Mes shumë roleve në  filmat shqiptarë ku spikati në aktrim e interpretim, së fundi Mërkur Bozgon e kemi parë edhe në rolin e Xha Rakos, në serialin “Komuna e Parisit”.

Kinematografia shqiptare është në zi! U prehsh në paqe, Mërkur Bozgo!