young zerka

“Eksod” VIP-ash në New York: Alban Skënderaj, Ronela Hajati, Young Zerka - Celebrity
KreuCelebrity

“Eksod” VIP-ash në New York: Alban Skënderaj, Ronela Hajati, Young Zerka

Hyjmë në Instagram dhe shohim që Alban Skënderaj ka postuar foto nga i famshmi Times Square në New York, në të gjithë shkëlqimin e tij.

 

Pak më poshtë fotos së Albanit, edhe Ronela Hajati ka hedhur foto nga i njëjti vend, veshur me një fustan të shkurtër të zi dhe çizme po të zeza mbi gju, duke sfiduar të ftohtin.

Fotove të dy VIP-ave të mësipërm u bashkohet edhe fotoja stil retro e Young Zerka, i cili në fakt paralajmëroi i pari mbërritjen e tij në SH.B.A.  Ç’po ndodh? Pse ky eksod?

 

Të tre artistët ndodhen në një mini-tour në SH.B.A., me destinacion New York-un, Bostonin dhe Detroitin, siç shkruan vetë Alban Skënderaj në Instagramin e tij. Natën e kaluar ata ishin në klubin Amadeus në Queens, NY, për të vazhduar sonte në Peabody (Boston) dhe me mbylljen e këtij “Halloweekend” në Detroit, më datë 29.

 

 

 

Në komente ndërkohë, nuk e përmbajnë entuziazmin fansat e tyre, të cilët u urojnë mirëseardhjen, apo shkruajnë që mezi presin t’i takojnë. Na vjen mirë që artistët shqiptarë gjejnë sukses edhe në skenat ndërkombëtare, dhe priten krahëhapur nga fansat edhe jashtë kufinjve.