Nëse ju jeni duke krijuar kuzhinë e ëndrrave tuaja, projektuesi Nate Berkus ka disa këshilla të rëndësishme për ju: “Zgjedhini aredime që të ketë një pamje që e kalon kohën. Mendoni për diçka që do ta dashuroni përgjithmonë, jo vetëm në këtë moment”. Si këshilltar artistike në LG Studio, Berkus frymëzoi një linjë të re të pajisjeve me karakteristikat e një stilimi profesionist si dorezat e rënda metalike dhe dyer të sheshta tënjëtrajtshme për një kuzhinë që është njëkohësisht e punuar dhe projektuar mirë. Më poshtë vijojnë katër ide të thjeshta se si të bëni rinovimin tuaj të ardhshëm të kuzhinës.
Nate sugjeron një përputhje mes elementeve me linja të pastra dhe atyre me prekje klasike, si pllaka të bardha dhe kanata në ngjyrë të zezë. “Thjeshtësia dhe eleganca është gjithmonë zgjidhja më e mirë në këtë hapësirë”, thotë ai.
Çdo detaj ka rëndësi, kjo është arsyeja përse edhe një kanë ku zijmë ujin duhet të jetë me çelik inox si në tënjëjtën ngjyrë që është frigoriferi për të pasur një stil të thjeshtë por profesionist. “Detajet e bëjnë çdo hapësirë tëduket e rëndësishme”, shprehet Berkus. Dhe kjo vlen gjithashtu edhe për kuzhinë.
Për t’i dhënë kuzhinës suaj një stil klasik, Berkus sugjeron parket druri ose një tavolinë mesi që përmban detaje antike prej bronzi. “Të dyja janë zgjedhje me të cilat kurrë nuk do të mërziteni”, thekson ai.
“Ndriçimi është veçanërisht i rëndësishme në kuzhinë”, thotë Berkus. Duhet të bëni një përzierje të ndriçimit nën kanata dhe abazhurëve të varur për të plotësuar dhe vënë në dukje elegancën e dizajnit tuaj.


Këmishat e zyrës për kohën e lirë

Çfarë vesh James Bond?

Jo më shumë se 50 gr sheqer industrial në ditë

Mary Jane, këpucët e momentit

15 fakte që nuk i dini për Princeshë Dianën

E veshura më bukur – Léa Seydoux

Tarta me çokollatë

Zbresin nga qielli ‘engjëjt’ e Victoria’s Secret

Modelet më të famshme mbi 50 vjeçe




Kashmiri mbreti i dimrit

Noomi Rapace do të jetë Amy Winehouse

Si u vendos paqja mes Valbonës dhe Robertit?!

Pse duhet të zgjedh një fund me pala?

Ngjyrat e natyrës për make up

