KreuStil Jetese

5 tendenca flokësh për t’i dhënë ngjyra dimrit

Këtë vit ka një tendencë flokësh për të gjitha shijet. Mund të shijosh rikthimin e flokëve të kapur apo të çlirohesh me flokë tërësisht të shkujdesur. Ja 5 tendenca për flokët që do t’i japin një pamje të re:

Flokët e mbledhur sipas stilit elegant francez janë rikthyer sërish nga pasaralet e Chanel dhe Oscar de la Renta.

Flokë të lirshëm dhe të shpupurisur janë një tjetër tendencë e flokëve për këtë dimër, një model i thjesht dhe gjithmonë IN.

Një miks mes të kuqes dhe bronzit është padyshim tonaliteti më i bukur i kësaj stine, i përshtatshëm plotësisht me ngjyrat e natyrës.

Flokët e ndarë në mënyrë të rregullt me vizë në mes ose në anë janë gjithashtu një tendencë e bukur e këtij sezoni.

Flokët e kapur topuz janë padiskutim gjithmonë të bukur, por këtë sezon flokët e mbledhur në formë nyje dhurojnë një pamje akoma më moderne.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF