KreuStil Jetese

DIVA Manjola Nallbani promovon mes miqsh albumin e ri

Në një moment kur çdo këngëtar me dhe pa zë në Shqipëri emërtohet DIVE, të duket e zbehur t’ia veshësh këtë cilësi asaj që vërtet e meriton dhe prej tre dekadash na ka dëshmuar së është shumë më tepër se një DIVE e muzikës shqiptare. Përfaqësuesja e mrekullueshme e tre gjinive muzikore; pop, popullore dhe klasike, Manjola Nallbani mblodhi të martën në mbrëmje në ambientet e hotel Rogner, miqtë e saj, bashkëudhëtar të sukseseve ndër vite, të afërmit dhe kolegët në promovimin e albumit, “Tingujt e shpirtit tim”, një përmbledhje në dy cd, një popullore dhe një të muzikës së lehtë, ku përsos hiteve ndër vite iu bashkuan krijimet e reja, një prej te cilëve u prezantua së bashku me klipin gjithë stil ekskluzivisht në këtë mbrëmje, këngë kjo, të cilën Nallbani ia dedikonte bashkëshortit të saj, Sokolit. Festa elegante, të cilën Manjola siç edhe e tha “e kam cilësuar si një natë për të trokitur një gotë me miqtë”, celebronte edhe plot 3 dekada suksesi, qysh kur artistja unike, u ngjit në skenë, teksa ishte ende liceiste! Familja e artistes bashkëshorti, Sokoli dhe dy vajzat Megi dhe Sindi, pritën të ftuarit të cilët u përshëndetën nga artistja me një kolazh këngësh, që ishte edhe qershia mbi tortë e mbrëmjes. Ndër të ftuarit miq përtej artistëve dhe bashkëpunëtorëve më të ngushtë ndër vite, ranë në sy edhe politikane,njerëz të medias apo dhe biznesit. Albumi i katërt i Manjola Nallbanit është në treg që prej ditës së sotme për të gjithë fansat e artistës. Festa e promovimit u kurua nga kompania ambicioze e eventeve “Class by Alketa Vejsiu”!

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF