Në kohët e sotme ka informacion pa fund lidhur me modën; cilat janë trendet më të fundit, cilat ngjyra janë më të mirat për t’u veshur apo cilat copa bëjnë impaktin e madh. Por me kaq shumë ide që gjen në internet, ndonjëherë është e vështirë ti aplikosh siç duhet në jetën reale. Për t’jua lehtësuar disi gjërat, po ju tregojmë 5 sende të cilat në mënyrë të padiskutueshme do t’ju bëjnë në çast tërheqëse.
Takat
Sipas një studimi të botuar në ‘Archives of Sexual Behavior’, takat jo vetëm që lidhen drejtpërdrejt me tërheqjen që meshkujt kanë ndaj femrave, por shkalla e tërheqjes rritet proporcionalisht me lartësinë e takës.
Fustani i ngushtë i zi
Ngjyra e zezë është përcaktuar nga shumë burime si ngjyra numër 1 e lidhur me karakteristika të tilla si joshja, besimi dhe inteligjenca.
Stili me shpatulla të zbuluara
Mendonit se meshkujt interesohen vetëm për gjoksin dhe vithet? Gabim. Studiuesit e Universitetit të Uellsit Jugor kanë zbuluar se burrat janë mjaft të dhënë pas shpatullave dhe krahëve të femrave.
Diçka e kuqe
Sipas ‘The Journal of Personality and Social Psychology’, ngjyra e pasionit, dashurisë, romancës është e preferuara e meshkujve për femrat dhe e femrave për veten e tyre.
Buzëkuqi
Në ditë të këqija, është gjithmonë buzëkuqi. Një studim i universitetit francez ka nxjerrë se kamerieret që përdornin buzëkuq merrnin bakshishe shumë të majme nga klientët meshkuj.

5 tendenca flokësh për t’i dhënë ngjyra dimrit

Rihanna krijon agjencinë e saj të modës

A po ikën Hueyda nga programi i Arbanës?

Boom i kirurgjisë plastike në vaginë



Rita Ora shkëlqen në Bambi Awards

Transformimi i Hugh Jackman

Katër ide për të ndryshuar kuzhinën


Këmishat e zyrës për kohën e lirë

Çfarë vesh James Bond?

Jo më shumë se 50 gr sheqer industrial në ditë

Mary Jane, këpucët e momentit

15 fakte që nuk i dini për Princeshë Dianën

E veshura më bukur – Léa Seydoux

Tarta me çokollatë

Zbresin nga qielli ‘engjëjt’ e Victoria’s Secret

Modelet më të famshme mbi 50 vjeçe
