KreuStil Jetese

Tendencat e trukut Vjeshtë-Dimër 2015-2016

Gati për të ndjekur tendencat e bukurisë të përshtatshme për sezonin e ardhshëm? Të zbulojmë së bashku disa nga trendet më të spikatur të trukut në pasarela për 2015-2016. Ajo që bie në sy nga një vështrim i përgjithshëm është se looku ‘nude’ mbizotëron të tjerët. Mes të shumtëve e propozon Maison Rabih Kayrouz, duke sugjeruar një kontur të lehtë të syve, një bazë me efekt të përsosur dhe buzë ‘nude’. Mbeten në lojë klasikët, si ngjyra gri e errët për sytë dhe buzët e kuqë, që nuk dalin kurrë nga moda dhe janë të përshtatshme për çdo rast. Ndihet ende trendi i verës, si buzë dhe faqe me nuanca të portokallisë dhe ngjyrat e ngrohta të tokës të sfumuara në sy, si kafe e verdhë, por edhe hije me ngjyra të ndezura si bluja, që është vënë re në paraselat  e Karen Walker.

Ke dëshirë të qëllosh në shenjë? Përdor një buzëkuq ngjyrë bordo ose të kuqe të errët gati në të zezë si modelet yang Li dhe Emanuel Ungaro.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF