KreuStil Jetese

FWP: Sfilata Nina Ricci vjeshtë-dimër 2016-2017

Si do të jenë sjelljet e mira romantike në vjeshtë-dimër 2016-2017? Tek Nina Ricci, kësaj pyetje Guillaume Henry, drejtori i ri artistik i shtëpisë, përpiqet t’i përgjigjet.

Duke sjellë përpara publikut një delikatesë gjysmë-engjëll dhe gjysmë-djall, rafinim i intimos dhe dantellave, lojra me një modesti transparente dhe lëkurë të zbuluar me një pamje krejtësisht të këndëshme…

Ai fut gjithashtu elemente tronditës me sugjerime të linjave të ngushta me një fluiditet sensual, një shumllojshmëri refleksesh metalike, shkëlqime, kadife, temina, plastikë…

Të gjitha këto shërbejnë për të dhënë garanci dhe mister dhe mbi të gjitha të zgjerohet fusha e një joshje që i rezevohej vetëm vajzave të reja, duke përfshirë të gjitha femrat.

Mbi të gjitha në shekullin XXI, romanca nuk duhet të mbetet një privilegj vetëm për të pafajshmet.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF