Në vitin 2013, kabineti i arkitekturës A. Masow Architects filloi një projekt ambicioz që konsistonte në realizimin e një shtëpie krejtësisht prej xhami në zemër të pyjeve ruse. Kjo strukturë duhet të mund të japë eksperiencën unike të të qenurit njëkohësisht si brenda edhe jashtë nëpërmjet një ndërthurje të këtyre dy hapësirave duke mos pasur një mur që i ndan.
Kjo shtëpi, e konceptuar në këtë mënyrë, mundëson një vëzhgim të jashtëzakonshëm të faunës përreth pa qenë e nevojshme që të heqësh dorë nga konforti i instalimeve luksoze që është e pajisur. Mund të shijoni emocionet e një mbrëmje me qiell të kthiellët plot yje dhe pa bezdinë e insekteve përreth…
Fatkeqësisht projekti u braktis për mungesë financimesh dhe u la mënjanë për një periudhë. Por arkitektët arritën pak a shumë të mbledhin mjaftueshëm fonde për të rifilluar punimet dhe shpersojnë që ndërtimi i shtëpisë prej xhami të përfundojë falë donacioneve vullnetare të individëve.
Nëse ju kalon rruga nga Rusia, do të keni mundësinë të jepni kontributin tuaj në ndërtimin e kësaj shtëpie unike duke pirë një gotë verë ose të hani një drekë në ambientet e saj dhe duke marrë pjesë njëkohësisht në financimin e kësaj vepre.
Në pritje të përfundimit të saj, në galerinë ton të fotove do të gjeni disa pamje relaksuese dhe fantastike të kësaj shtëpie.



















