“Gjyshat e rokut rikthehen në aktivitet”, njoftoi Ron Wood. Grupi është mbledhur sërish në studio për të regjistruar diskun e parë pas 10 vitesh.
“Ne jemi në aktivitet. Ne do të rikthehemi në fund të vitit”, paralajmëroi Ronnie Wood, kitarist i Rolling Stones.
Pas një turneu botëror trimfues, grupi anglez rikthehet në studio për të regjistruar një disk. Albumi i tyre i fundit është shfaqur në vitin 2005, “A Bigger Bang”. I ndjekur nga një seri koncertesh nga viti 2005-2007.
Krijimtaria e tyre e re paraqitet si një rikthim në origjinë të përbëra nga këngë me ritëm “bluz”.
“Ato janë me të vërtetë autentike”, thekson Ronnie Wood që inaguron në Londër një ekspozitë që i dedikohet historisë së grupit që prej krijimit në vitin 1962.
“Kemi regjistruar 11 pjesë bluz në dy ditë. Kur i ridëgjuam pasi i kishim lënë mënjan për disa muaj, jemi habitur. Dukeshin shumë autentike”, vazhdoi ai.
Katër anëtarët e grupit treguan se kanë integruar disa nga projektet e tyre të mëparshme. Ata u shprehën krejtësisht të kënaqur nga versionet e këngëve “Howlin’ Wolf” dhe të “Little Walter”.



















