Sërish regjisorët e rinj të ballkanit do të konkurrojnë në PriFest për çmimin Vanessa Redgrave, i cili në këtë edicion të 8-të do të mbahet në datat 22-29 Prill në Prishtinë.
Pjesëmarrësit nga nga rajoni (Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnia & Hezegovina, Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia) do të konkurojnë për këtë çmim që kap vlerën 1,000 €, por mbi të gjitha, do të kenë mundësinë të përfitojnë edhe trajnimin falas nga ekspertët e industrisë së filmit të Torino Film Lab dhe Script Circle.
Fatos Berisha, Drejtues i PriFORUM u shpreh: Kemi arritur të zgjedhim 9 prej 33 projekteve dhe këto 9 do të përfitojnë nga trajnimet dhe mundësitë që këtë vit përsëri I ofrojmë gratis. Duam të ju kujtojmë të gjithë regjisorëve dhe producentëve të tjerë të mos dekurajohen sepse PriFest ofron hapsira të tjera gjatë këtij viti për t’i dhënë mundësi që të njihen me prodhues, shtës të filmit dhe distributorë, ndaj janë të mirëpritur për të rrëmbyer të gjitha mundësitë që ne ofrojmë.
Përvec pitching training dhe prezantimit, një pjesë e projekteve do zgjidhen gjithashtu për të marrë pjesë në “Script Development Workshop” dhe “Audience Development Workshop”.
Kujtojmë se Best Pitch Competition ka shërbyer si katalizator për shumë projekte rajonale të cilat tashmë janë finalizuar dhe kanë marrë vlerësim maksimal në Festivale të Filmit dhe në vëmendjen e publikut.
Shembulli më i fundit është filmi “Pranverë e harruar në fshatin e harruar” nga regjisori Mumin Jashari i cili fitoi çmimin e “Vanessa Redgrave” në PriFest 2014, dhe sot ka arritur të financohet me një buxhet prej përafërsisht 300 mijë euro dhe ka filluar xhirimet.
PriFORUM – Platforma regjionale e industries së filmit është hapsirë e festivalit, e cila i dedikohet tërësisht industrisë profesionale të filmit do zhvillohet gjatë PriFest në datat 22-29 Prill dhe do përfshijë konferenca, debate, workshop-e dhe aktivitete të shumta përfshirë edhe Prishtina Rendezvous që paraqet një rëndësi të vecantë për producentët që duan të gjejnë distributor për projektet e tyre.



















