Priyanka Chopra jeton në shumë planete. Por emri i saj nuk duket shumë i dëgjuar. Ajo që dimë është që aktorja indiane është një fituese e Miss World 2000 dhe shumë shpejt do të jetë protagoniste e serive të reja të BayWatch.
Në Indi ajo është një yll i vërtetë, një nga aktoret më të paguara në Bollywood. Ku ka luajtur në më shumë se 50 filma. Në SHBA ajo është një yll në ngjitje që ka bërë një shfaqje shumë dalluese në tapetin e kuq të Oscars 2016.
Megjithatë, Priyanka Chopra ka shumë më shumë letra në dorë se sa një endër. Portret i një fenomeni planetar në të ardhmen dhe e zgjedhur si një nga 100 personalitetet më influentë të botës nga revista serioze amerikane “Time”. Ajo bie në sy me filmin “Aitraaz” ku luan rolin e një femre manipuluese që akuzon një nga punonjësit e saj për agresion seksual.
Më pas ajo do të xhirojë filma pa fund me aktorët më të mëdhenj të Bollywood. Chopra me dramën “Fashion”, ku luan në rolin e një modeleje të re ambicioze, falë të cilit do të fitojë disa çmime prestigjoze si “Filmfare Award” (ekuivalenti indian i Oscars), “International Indian Film Academy Award” dhe “National Film Award” si aktorja më e mirë.
“Vajzat janë të zëvendësueshme… Kjo më ka bërë të punoj fuqishëm dhe kam filluar të zgjedh role të vështira, që nuk janë ato të zonjushave në vështirësi që presin që dikush të vijë t’i shpëtojë. Tashmë, 13-14 vite më vonë, në filmat që luaj, jam bërë e pazëvendësueshme”, thotë ajo për revistën “Time”.






Aston Martin Vantage GT8: Nga pista në rrugë!

Kujt do t’i shkojë pasuria e Prince?

Shtatë mënyra për të përmirësuar shëndetin



“La dolce vita” – Vespa feston 70-vjetorin

Çiftet më elegante gjatë gjithë historisë

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar Prince


Elizabeth II – Gëzuar ditëlindjen Madhëria juaj!

Kush janë meshkujt më me stil në botë?

Kate Middleton në gjurmët e Princeshë Dianës


Elizabeth II, një “fashion queen” e vërtetë
