Ka qenë një ditë e veçantë sot për familjen e këngëtarit dhe prezantuesit të njohur Ardit Gjebrea pasi djali i tij Joni festonte ditëlindjen. Dhe për ta uruar publikisht Arditi ka zgjedhur rrjetet sociale. “Kur dashuria të rrethon 360 gradë”, shkruan Arditi në një foto ku shihet me familjen e tij. Arditi nuk humbet rast për t’i shprehur dashurinë djalit të tij të cilit i ka kushtuar dikur një këngë mjaft të ndjerë, ku ai tregon historinë mjaft të veçantë të ardhjes në jetë të djalit të tij Jon.
