Pak ditë ditë më parë Rene, vajza e Nora Istrefit festoi ditëlindjen e saj të parë. Përpos festës madhështore të përgatitur nga prindërit, Nora dhe Roberti, ajo çfarë ra në sy ishte fustani i vogëlushes Rene. Nora ishte kujdesur të ia besonte fustanin e vajzës së saj një prej stilisteve më të mira në Kosovë, Blerina Kllokoqi-Rugova. Artistja ka zgjedhur që vajza e saj të kishte paraqitjen më të mirë të mundshme e mbi të gjitha të dukej si një princeshë e vërtetë. Megjithëse kjo nuk është hera e parë që Rene pikas për stilin e saj.
Në çdo dalje të vogëlushes, ajo shihet tepër e kuruar dhe veshjet janë të kombinuara kaq mirë, sa të krijojnë përshtypjen sikur një stiliste fshihet pas çdo dalje të Rene. E në fakt mesa duket kjo stiliste është vetë mamaja! Rene, padyshim është fashionistja më e re e Instagramit dhe jo vetëm. Pak kohë më parë ajo ishte edhe imazhi i një reklamë në Kosovë!
