Kolege në skenë dhe mikesha jashtë saj! E kemi fjalën për dy këngëtaret Aurela Gaçe dhe Eli Fara, të cilat përveçse kolege, janë edhe mikesha shumë të mira. Këtë gjë e dëshmon më së miri edhe raporti i tyre ndër vite, si edhe fakti që kalojnë shumë kohë në shoqërinë e njëra tjetrës. Edhe në ditëlindjen e 49-të të Eli Farës, nuk kishte sesi të mungonte urimi i ndjerë i Aurela Gaçes, e cila shkruan:
“Edhe 100 pranvera të uroj mikja ime. Zgjodha pikërisht këtë foto, sepse duket drita e syve ashtu siç je në shpirt. Unë e quaj veten me fat që kam mundur të njoh një grua e nënë aq të fortë sa ty. Supi, ku pa frikë mund të mbështetet miqësia. Kam shumë për të thënë, por ke shumë ditëlindje përpara edhe do të kem kohë të shprehem”.
Edhe revista BORDO i uron gëzuar ditëlindjen artistes!




Kështu “luan” Olta Gixhari


Çiljeta dhe Alban Hoxha, puthje online

Bella Hadid pa të brendshme në Kanë



Kush ia ka hipur Lorik Canës?









