KreuCelebrity

Ja sa paguhen Kendall dhe Gigi për një postim në rrjetet sociale

Nëse ti je një nga ndjekësit e Kendall Jenner apo Gigi Hadid në rrjetet sociale, ti po e ndihmon atë të fitojë edhe më shumë para.
Frank Spadafora, ish-drejtor filmash dhe themeluesi i një aplikacioni “D’Marie Archive” që rendit modelet që paguahen më shumë për postimet e tyre në rrjetet sociale tregon se tre modelet më të paguara në këtë aspekt janë Kendall Jenner, Cara Delevigne dhe Gigi Hadid. A mund ta merrni me mend sesa paguhen ato vetëm për një postim në rrjetet e tyre sociale?
Vetëm për një postim të tyrin në rrjetet sociale, llogarisë së tyre i shtohen nga 125 000 dollarë deri në 300 000 dollarë. Jemi duke folur gjithmonë për një postim të vetëm. Kjo nuk do të thotë që ato paguhen për çdo postim, por për foto të caktuara ku kanë veshur një bluzë, fustan, çantë apo një tjetër aksesor të një marke. Edhe modelet të cilat nuk kanë miliona ndjekësa në profilet e tyre në rrjetet sociale janë duke u paguar mjaftueshëm mirë për postimet e sponsorizuara që ato bëjnë në rrjetet sociale.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF