KreuCelebrity

Kylie harron Tyga-n, në krahët e një tjetër reperi!

Kylie Jenner dhe reperi Tyga kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike që prej fillimit të lidhjes së tyre thuajse një vit më parë, e veçanërisht ditët e fundit kur u konfirmuan zërat për ndarjen e çiftit. Dhe mesa duket këtë herë qenka e vërtetë! Madje, Kylie e ka lënë pas Tyga-n, për t’u hedhur në krahët e një tjetër reperi të njohur.
“The Sun” shkruan se 18 vjeçarja është duke dal me reperin kanadez PartyNextDoor, emri i vërtetë i të cilit është Jahron Brathwaite. Sipas burimeve afër tyre, thuhet se Jahron dhe Kylie janë të çmendur për njëri tjetrin. Ato kanë qenë miq të mirë dhe pas ndarjes së Kylie me Tyga, janë afruar edhe më shumë. Edhe familja Kardashian e mbështet këtë zgjedhje të vajzës së tyre të vogël, duke qenë se ato kanë vetëm 4 vite diferencë moshe.
Kylie dhe reperi kanë bërë edhe postimin e parë së bashku në Instagram, duke krahasuar orët e tyre Rolex të mbuluar me diamantë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF