KreuCelebrity

Reagon Manjola Nallbani: Skena muzikore me vulgaritet ekstrem

Këngëtarja e mirënjohur Manjola Nallbani ka shprehur përmes një statusi në Facebook shqetësimin e saj lidhur me kulturën muzikore në Shqipëri duek thënë se është e keqardhur për atë çka po i transmetohet brezit të ri. Sipas Nallbanit nuk është ky shembulli me të cilin duhet të ushqehet brezi i ri. Ajo thotë se në skenën muzikore ka shumë vulgaritet, vetëm për hir të klikimeve dhe parave. Ja çfarë shkruan ajo:

“Vetëm unë”, my favourite song. Faleminderit Flori Mumajesi për këtë krijim! Falemnderit Enada At’nikolla për veshjen. Falemnderit Kozeta Bakiu për koreografinë. Jam koshiente ,që nuk është këngë për çdo publik e shije, sidomos në ditët e sotme e në tregun e sotëm muzikor! Aq më pak me kriteret që duhet të ketë një këngë për t’u klikuar! Shpesh për klikime as Lara Fabian nuk konkurron dot me fenomene shqiptare me pseudonime në vend të emrit, apo portrete të shformuar që e bëjnë kaq pis emrin artist apo këngëtar, e qe vetëm me këtë fjalë s’kanë lidhje! Për më tepër na rrotullohen në çdo emision, që qëllim kryesor ka të mbledhi para e shikueshmëri, duke shfrytëzuar kuriozitetin e sëmurë të një kategorie njerezish që s’u ngop akoma me vulgaritet ekstrem! Çfarë më dhemb mua në gjithë këtë? Çfare po i ushqehen si shembuj suksesi fëmijëve tanë, dhe a do ju pëlqente që t’iu rriteshin fëmijët e tyre me këtë frymë. Çpata une?!, mund të thotë dikush. Po sikur u teprua shumë e po na vjen kaq keq për diplomat që morëm sa t’i grisësh fare!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF