Në moshën 23 vjeçare, Graniti, që mban numrin 10, ka luajtur 43 herë me kombëtaren zvicerane dhe gjatë Euro 2016 do të mbulojë një rol të ri, atë të mesfushorit.
Por pranimi i kohëve të fundit në FIFA të federatës së Kosovës, që do i mundësojë të marrë pjesë në eleminatoret e Botërorit 2018, ka ngritur shumë pyetje mbi të ardhmen e tij në ekipin e Zvicrës.
Madje Granit Xhaka ka lënë të nënkuptohet se një njohje e Kosovës mund ta nxisë të bashkohet me ekipin e vendit të origjinës.
Ndërsa në majin e 2016, ai që trajneri zviceran Ottmar Hitzfeld e quente një “(Bastian) Schweinsteiger i ri”, lojtar kryesor i klubit gjerman, ka firmosur për sezonin e ardhshëm me ekipin e Arsenalit. Duke arritur një transfertë të vlerësuar në rreth 40 milionë euro dhe duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në historinë e Zvicrës.
Por në pritje të kësaj përgjigje, është në stadiumet franceze që ai do të përpiqet të justifikojë vlerën e lartë të transferimit tek Arsenali dhe kjo do të fillojë me takimin e së shtunës përballë Shqipërisë.




Mohamed Ali: Ndahet nga jeta më i miri!



George Clooney: 55 vite seks simbol!


Hamilton Khaki Field: Out of Crtica


10 “seriozët” e Met Gala 2016

Audi TT RS : Një model me 400 kuaj fuqi




Më mbaj për dore Le Gramme


Çlirohuni me masazh

Robert Aliaj kundër sistemit
