KreuFashion

Biseda mes Matilda Makoçit dhe Adi Krastës për vitet e gjimnazit dhe djalin…

Matilda Makoçi, aktorja simpatike e cila i është shkëputur kinematografisë prej vitesh, në një rrëfim për moderatorin Adi Krasta, tregon momente nga jeta e saj. Matilda gjithashtu recitoi edhe një poezi nga Kadare, pas kërkesës së veçantë të moderatorit.

Biseda midis Makoçit dhe Adit:

Adi: Do kisha dashur shumë që të kisha pasur shoqe në gjimnaz

Matilda: Unë kam mbaruar Politeknikun…

Adi: Unë kam mbaruar Teknologjiken…Kur ti ke qenë në Politeknikum, dhe ti e di që aty kishte vetëm djem..

Matilda: Jo kishte shumë vajza, që janë sot shumë të suksesshme, janë personalitete në jetën tonë shkencore.

Adi: Në atë kohë, në gjimnaz, kur ti fillove të luash nëpër filma. Ke marrë ndonjë letër dashurie?

Matilda: Jo, më kanë kënduarnjë këngë.

Adi: Ti e mban mend atë këngë?

Matilda: “O Matilda, o Matilda, zemra ime rreth tik-tak, ty të desha dhe të dua përjetë.”

Adi: Interesante duhet të jetë të të këndojnë një këngë…

Matilda: Je nën efektin e këtij ngacmimi, e kësaj kënaqësie. Është gjë e bukur.

Adi: Je nënë e një djali të rritur. Ke informacion për jetën e tij shpirtërore, dashurore…

Matilda: Natyrisht që m’i thotë të tëra.

Adi: Ka raste kur ndonjë tregim i tij është jo i përshtatshëm për rregullat e mamasë?

Matilda: Zgjedh se çfarë më thotë…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF