Ata janë çifti më i famshëm në Angli. David dhe Victoria jetojnë në shtëpinë më të shtrenjtë në Londër. Vlera e saj kap shifrën prej 27 milion paund dhe më shumë se një shtëpi, ajo ngjan si një pallat mbretëror. Shtëpia gjigande ka 10 dhoma gjumi dhe 6 tualete. E gjithë hapësira prej qindra metra katrorësh, jashtë shtëpisë është e mbjellë me ullinj të vjetër. Me një arkitekturë të vjetër të stilit londinez, nëse shihni fotot në ambientet e brendshme të shtëpisë, kuptohet qartë se pse kjo shtëpi mban atë vlerë të lartë çmimi.
