Çokollatat, parfumet apo të brendshmet nuk janë të vetmet dhurata të mundshme për një Shën Valentin të arrirë. Ngjallja e buzëqeshjes, apo kënaqësisë në pritshmërine e personit të dashur mund të arrihet edhe me gjëra të tjera. Nuk duhet të keni frikë që të zgjidhni aksesorë bizhu, shall, geta apo një çantë.
Një dhuratë e Shën Valenntinit që të quhet e arrirë, duhet të mbahet për gjithë vitin. Nëse disa do të zgjidhnin bizhu me fjalë të ëmbla dhe diskrete, si unaza “Love” e Delphine Pariente të tjerë mund të drejtohen nga finesa si unaza e paraqitur nga Chanel me emrin “Crush”.
Për ata që preferojnë aspektin praktik mund të zgjidhni një shall, aksesori më i rëndësishëm i këtij sezoni. Si tek Gucci apo Dior këto dhurata mund të kombinohen me gjithçka.
Por edhe çantat e dorës mbeten gjithashtu një mundësi shumë interesante, nga roza e lehtë si tek Longchamp tek kuleta me lule e firmoosur Alexannder McQueen, duke kaluar nga çanta zemër e Saint Laurent.
Në fund për romantikët e mëdhenj lulet funksionojnë gjithnjë.