KreuFashion

Bota e modës mund të ketë gjetur shpirtin binjak… Virtual Reality!

Prodhuesit e automjeteve e kanë përaqfuar teknologjinë VR (Virtual Reality), pra përse jo edhe bota e modës? Samsung ka shtrirë praninë e tij në New York Fashion Week duke sjellë me vete Gear VR. Vitin e kaluar kompania u tregoi njerëzve një të ardhme ku ata i shihnin rrobat në realitet virtual para se sa të shtypin butotnin “Buy”.

Këtë vit pajisja e Samsung u përdor për një qëllim të ngjashëm, ndënëse njerëzit ishin të ulur në karrige të palosshme, ata ishin duke parë koleksionet më të fundit në një film të xhiruar në Milano me temën “Dreaming of Italy”. I gjithi me pajme 360 gradë.

Ky ishte një fashion show krejtësisht dixhital (i pari i këtij lloji), ku modelet njerëzor i hapin rrugën manekineve dixhital për këtë prezantim.

Qëllimi i të gjithë kësaj është që t’i mundësohet të gjithëve, jo vetëm atyre pak fatlumëve që kanë ftesat për në NYFW, të ulen në reshtin e parë të fashion shows dhe të bëjnë blerje ekskluzive dhe e gjithë kjo duke qendruar në kolltukun komod të shtëpisë tuaj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF