KreuFashion

Nokia përgatitet të rikthejë të famshmin 3310!

Mund të rikthehet në modë Nokia 3310, telefon legjendar dhe i pashkatërrueshëm i prodhuar në vitin 2000 nga i cili janë shitur më shumë se 100 milionë njësi.

Sipas informacioneve të publikuara nga Evan Blass, drejtori i agjencisë “VentureBeat”, “HMD-ja, marka që ka liçencën për shitjen e pajisjeve të kompanisë historike finlandeze, do të nxjerr një version të rishikuar dhe të përshtatur me kohën në kongresin e ardhshëm të teknologjisë në Barcelonë ‘Mobile World Congress’, që do të mbahet në fund të shkurtit”.

Në këtë kongres mendohet që Nokia do të paraqitet me tre pajisje, dy smartfonë, Nokia 5 dhe Nokia 3 dhe një telefon tjetër që mund të risjellë në jetë një prej pajisjeve më të pëlqyera të të gjitha kohëve.

Sipas zërave pritet të kishtojë rreth 60 dollarë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF