KreuFashion

Sot është “Darwin Day”

Sot në botë festohet “Darwin Day”, dita ndërkombëtare që me rastin e ditëlindjes së Charles Darwin, çdo 12 shkurt kujtohet në gjithë botën babi i teorisë së evolucionit.

Synimi i kësaj dite është që të theksohet kontributi që Darwin i dha shkencës dhe për të promovuar krëkimin shkencor në përgjithësi.

Të shumtë janë eventet që do të zhvillohen në gjithë botën, duke filluar nga universiteti amerikan i Salem, që nga 13-17 shkurt do të organizojë Darwin Festival me konferenca video që i dedikohen teorisë së evolucionit.

Normalisht që nuk mund të qëndrojë pa festuar edhe Shrewsbury, qyteti britanik ku lindi Darwin më 12 shkurt 1809, që e festoi këtë ditë me një maratonë ku fitohej një medalje e veçantë që i dedikohet Darwin-it.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF