KreuFashion

Për Shën Valentin, nuk dua lule. Dua një të ardhme!

T’i thotë po martesës është ëndërra e shumicës së vajzave të reja. Por në vendet ku praktikohet martesa e detyruar krejtësisht e ligjshme apo e toleruar nga zakonet, martesa transformohet në një makth për miliona vajza. Fondi i OKB-së për Popullsinë (UNFPA) zgjodhi festën simbolike të Shën Valentinit për të denoncuar këtë realitet të trishtë.

Që prej 11 shkurtit, një video e publikuar në YouTube fton shikuesit ta ndajnë klipin me #IDONT (http://www.unfpa.org/FutureNotFlowers). Sipas UNFPA-së nëse asgjë nuk bëhet, për pesë vite rreth 70 milionë vajza të reja do të martohen me detyrim dhe shumica prej tyre do të privohen edhe nga e drejta për t’u arsimuar. Një fenomen ky që, fatkeqësisht, vazhdon të jetë i pranishëm edhe në Shqipëri.

Që dita e Shën Valentinit të jetë një ditë e lumtur për sa më shumë çifte dhe jo një vuajtje si për këto vajza shpërndani edhe ju në profilin tuaj këtë video.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF