KreuFashion

Shqiponja për të luftuar dronët!

Ushtria franceze po stërvit shqiponja të vërteta për të interceptuar dronët armiq dhe të parandalojnë sulme terroriste.

Kjo nuk është historia e një filmi por një realitet që po hetohet në Mont de Marsan, në jugperëndim të Francës, ku shqiponjat stërviten që të godasin dronin me sqep duke e nxjerrë jashtë përdorimi dhe më pas duke e ulur në tokë të kapur me kthetrat e tyre.

Kjo ide në faktë është marrë nga policia holandeze dhe me sa duket po shfaqet shumë e efektshme, sepse ndihmon në punën e shërbimeve të sigurisë.

Grabitqari është i stërvitur që ta konsiderojë mjetin fluturues si një pre dhe për këtë stërvitet që i vogël që të hajë mbi një dron.

Në këtë mënyrë shqiponja e krehason me ushqimin që duhet të gjuajë.

Më pas çdo sulm ndaj dronëve shpërblehet me një copë mishi.

Dronët që tashmë konsiderohen një kërcënim i konsiderueshëm për sigurinë, shpesh nuk i kalojnë katë kilogramë peshë.

Në rast se droni është më shumë se katër kilogramë, shqiponja nuk mund ta bllokojë me sukses dronin dhe rrezikon të plagoset.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF