KreuFashion

Barre, trendi i Vipave të Hollywood, mbërrin edhe në Tiranë!

 

Studio Barre(që do të thotë fuqi), është një klasë e specializuar ushtrimesh, që fokusohet ndërtimin e muskujve që ndihmojnë posturën, zhvillojnë muskuj të qëndrushëm, si të balerinëve profesionistë.

Kërcimtarët profesionistë dhe ekspertët e fitnesit, sugjerojnë këtë lloj ushtrimi në mënyrë që t gjithë klientët të kenë rezultate të orientuara, në bazë të kërkesave të tyre, skulpturim të trupit, duke bërë qef, pa shumë mundim.

Për herë të parë në Shqipëri ka mbërritur ky trend, i cili është përqafuar dhe nga shumë personazhe të njohur të Hollywood. Barre Studio Tirana, e gjendur në Bulevardin “Gjergj Fishta”, pranë Gjykatës së Rrethit, ka hapur dyert për të gjithë zonjat dhe zonjushat të cilat duan të ndihen më të fuqishme, më seksi dhe më kofidente.

Kjo lloj disipline është një nga sekretet e yjeve ndërkombëtarë, e cila sjell një kombinim të pilates, lëvizjeve aerobike dhe yoga. Edhe pse kohët e fundit është shndërruar në trend, ky lloj ushtrimi daton që në vitet ’59 në Angli, ku u krijuan dhe lëvizjet e para.

Barbara Streisand, Natlie Portman, Jennifer Lopez dhe Madonna janë disa nga personazhet që e kanë përqafuar këtë trend dhe kjo është një nga arsyet që këto personazhe ruajnë një formë perfekte. Ky trend është i përshtatshëm jo vetëm për femrat, por mund të ushtrohet dhe nga meshkujt.

Krijimi i muskujve të gjatë, dhe jo të ngurtë është një nga misionet e këtyre ushtrimeve, të cilat japin rezultate të shpejta: ngushtimi i perimetrit dhe krijimi i muskujve, mund t’i shikojmë diku pas 5-6 muajsh ku kemi formuar një trup të mirë. Krijimi i klasave për këto ushtrime që kombinojnë lëvizjet e baletit me ushtrime palestre dhe yoga, vënë në lëvizje çdo pjesë të trupit për një periudhë prej 60 minutash. Muzika në sfond dhe trainerja të jep mundësinë të kënaqesh fizikisht dhe mendërisht duke ju shtyrë drejt më të mirës.

Barre Studio ju sugjeron të vizitoni vetëm një herë ambientet dhe të ndjeni diferencën. Ushtrimi 3-4 herë në javë, do t’ju krijojë muskuj të qëndrueshëm, tonifikim dhe trupi juaj do të ndihet në formë. Fito kofidencë: Barre Studio të ndihmon të forcosh muskujt dhe gjithashtu të ndihmon të kesh një posturë që do ju bëjë të ndiheni me më shumë vetbesim dhe të rrëmbeni vëmendjen e të gjithëve. Nërsa fitoni më shumë fuqi, realizoni objektivat tuaja, bëni miq të rinj, vetbesimi juaji brendshëm do të jetë sinkron me pamjen tuaj të jashtme. Kur ndiheni mirë, ju gjithashtu dukeni mirë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF