Prodhuesi më i madh kinez i pajisjeve të telekomunikacionit, ZTE, njoftoi planet se teknologjia 5G do të vijë në Kinë rreth tremujorin të tretë të vitit të ardhshëm.
Kompania tha se do të paraqesë një produkt të ri për sistemin 5G në Kongresin Botëror të Telefonave, që do të mbahet në Barcelonë.
ZTE, së bashku me partnerët e saj “Qualcomm” dhe “China Mobile”, njoftoi planet për testimin e 5G në gjysmën e dytë të këtij viti.
5G do t’u mundësojë përdoruesve një shpejtësi mbi 1 gigabajt për sekondë, e cila është 50 herë më e shpejtë se rrjeti i tanishëm 4G.
Autoritetet e Industrisë thanë se teknologjia e re 5G do të ndihmojë në hapjen e 9.5 milionë vendeve të reja të punës në Kinë deri në vitin 2035.









Fashion
Shqiponja për të luftuar dronët!







Fashion
Në këndin e kuq të dashurisë…



Fashion
Sot është “Darwin Day”
