Bëhu pjesë e konkursit, një selfie me BORDO

Erdhi vera! Më shumë se asnjëherë tjetër, kjo stinë nuk lidhet më sidikur me diellin dhe plazhin, pushimet dhe aventura, por me maninë për të shkrepur sa më shumë fotografi permes celularit, e më pas duke i postuar imazhet e nxehta kudo nëpër rrjetet sociale. Fotot e verës janë gjithnjë të hatashme: Lëkurë çokollatë, poza të çmendura me miqtë në bar apo shezlong, kredhje në det, shkuma party, moment idilike, e shumë imazhe të pabesueshme qëlidhen me të famshmet ‘selfie’.

Pas suksesit të një viti më parë, kur Bordo hapi konkursin për fotot më të bukura të verës, sivjet vendosëm ta kthejmë në traditë këtë konkurs, duke ju ftuar në sfidën e radhës. Ndaj bëhuni gati për selfie-t  më të çmendura. E më pas, mund të na i dërgoni fotot tuaja në adresën tone në facebook dhe pas publikimit të tyre në rrjetet sociale, do të presim vlerësimet tuaja.

Por, jo vetëm kaq, sivjet, fotografia fituese, e cila do të marrë më  shumë  vlerësime përmes ‘Like’, do të këtë një çmim. Fotoja më e vlerësuar do të fitojë si çmim  të pare një kostum plazhi nga Magnolia Studio, çmimi i dytë një drake në çift nga restoranti Yamato, ndërsa vendi i tretë një banjo turke në çift nga Velur SPA.

Bëhuni gati për fotografitë selfie, na i dërgoni në inbox-in e Bordo në Facebook, për të startuar një aventurë të paparë.

Bordo ju uron një verë të mbarë!

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article